Lajme Nga Sporti

Flash lajme nga sporti livescore gjitha golat live match

Powered by Blogger.

Recent Posts


Është vendosur e ardhmja e mesfushorit francez Paul Pogba.

Sipas asaj që ka shkruar portali gjigant ‘goal.com’, skuadra kampione e Italisë, Juventus ka pranuar që ta shes yllin e saj Paul Pogba për 80 milionë euro.
Burime të ‘goal.com’, pranë klubit bardh e zi kanë thënë se marrëveshja është arritur mes Juventusit dhe Paris Saint Germain, që Pogba të veshë fanellën e klubit francez nga stinori i ri.
Për talentin e madh francez interesim të madh kanë shprehur edhe Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Manchester Unite dhe Chelsea. 
Tags:

Pogba është shitur për 80 milionë euro?

By Unknown → Thursday, April 30, 2015


Gjatë ndeshjes ndërmjet Juventusit e Lazios, të zhvilluar sonte në Juventus Stadium, ka luajtur për 90 minuta mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.


Pikërisht për këtë shkak, një tifoz i Juventusit ka pasur një pankartë dedikuar atij.
“Cana, je heroi ynë! Por... Juve është dashuria jonë! Nga Visari dhe Vetoni”, shkruan në pankartë, ku shprehet respekt për Canën por edhe dashuri për skuadrën italiane, transmeton Koha.
Cana është kapiteni i Kombëtares dhe gëzon respekt të madh tek tifozët shqiptarë, kurse edhe skuadra e Juventusit ka tifozë të shumtë ndër shqiptarët



Tags:

Mesazhi i tifozit juventin për Canën (Foto)

By Unknown → Sunday, April 19, 2015

Se shqiptarët janë futbollistët më të mirë në Zvicër, këtë e ka vërtetuar edhe njëherë e përditshmja zvicerane Blick.


Përderisa mesfushori prishtinas, Granit Xhaka është pranë transferimit në Atletico Madridi për 25 milionë euro, Blick ka nxjerrë një listë të 10 transferimeve më të mëdha që janë bërë nga futbollistët zviceran.
Në mesin e 10 lojtarëve të transferuar, pesë prej tyre janë shqiptarë ndërsa në rast transferimi të Granitit në Atletico Madrid atëherë do të bëhej lojtari me vlerën më të shtrenjtë të transferimit në histori të futbollit zviceran por edhe shqiptarë.
Top 10 transferimet e lojtarëve zviceranë:
Gökhan Inler (2011) Udinese-Napoli 21,1 milionë franga
Xherdan Shaqiri (2015) Bayern- Inter 15,7 milionë franga
Xherdan Shaqiri (2012) Basel-Bayern 14,2
Patrick Müller (2000) Grashooppers -Lyon 12,5
Stephan Lichtsteiner (2011) Lazio-Juventus 12,3
David Sesa (2000) Lecce -Napoli 11,3
Blerim Xhemaili (2011) Parma-Napoli 11,1
Ricardo Rodriguez (2012) Zürich-Wolfsburg 10,3
Granit Xhaka (2012) Basel-M.Gladbach 10,2
Valon Behrami (2012) Fiorentina-Napoli 9,6
Tags:

Pesë shqiptarë në top 10 e transferimeve zvicerane

By fatbardhi → Wednesday, April 8, 2015

Manchester City nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket Paul Pogbas.




Manchester City nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket Paul Pogbas.

Kampioni aktual i Anglisë, duke se do të mbetet pa mesfushorin afrikan Yaya Toure dhe po tentojnë që me çdo kusht ta transferojnë francezin Pogba.
Sipas medieve angleze ‘Citizens’, kanë bërë gati ofertë të re për Juventusin që ta bindin për transferimin e francezit.
City po mendon që Juventusit t’i ofrojë sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko si dhe mesfushorin francez Samir Nasri në shkëmbim të Pogbas.
Natyrisht që përpos dy lojtarëve City do të ofroj edhe para për Juventusin por nuk është bërë e ditur se sa para mund t’i ofrojnë sheikët e të kaltërve. 
Tags:

City me ofertë të re për Pogban

By fatbardhi →

Adnan Januzaj ishte ndër meritorët për fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit (2-0).


Talenti shqiptar me pasaportë belge nuk shënoi gol, por që nga inkuadrimi i tij në lojë, Djajtë e Kuq luajtën shumë më mirë duke arritur të shënojnë dy gola,

E pas paraqitjes së mirë vijnë edhe fjalët e mira për kosovarin nga trajneri Louis Van Gaal.
“Isha shumë i kënaqur atë çfarë shfaqi Adnan Januzaj. Ne luajtëm më mirë që nga momenti kur Januzaj hyri në lojë”.
“Unë bisedova me të para se të futeshim në pushimin prej 15 minutave dhe e pashë dëshirën e tij të madhe për ta treguar vetën.
“Jam i lumtur me lojën e tij të mirë. Ai është një talent me të ardhme”, ka deklaruar holandezi.
Tags:

Januzaj merr lëvdata nga trajneri

By fatbardhi → Sunday, March 1, 2015
Legjenda e ka atë, Neymar është ende në kërkim për topin ...(VIDEO).





Tags:

Legjenda e ka atë, Neymar është ende në kërkim për topin ....

By Unknown → Sunday, February 22, 2015